Simptomat e Fruthit nuk duhet të neglizhohen thotë specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, pasi mund të rezultojë me pasoja fatale për shëndetin. Ajo tha se komplikacionet e kësaj sëmundje virale janë vdekje prurëse. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë u bë e ditur se kishte humbur jetën një foshnjë vetëm 4 muajshe për shkak të komplikacioneve polmonare të shkaktuara nga Fruthi.
“Aktualisht nuk ka raste të rënda fruthi në vendin tonë. Moshat më të rrezikuara janë ato nën 2 vjeç. Komplikacionet nga kjo sëmundje virale janë vdekjeprurëse. Prandaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë menjëherë. Transmetimi viral i kësaj sëmundje është mjaft i lartë. Nuk duhet të harrojmë se jemi në sezonin e gripit”, tha Tomini.
Mos hezitoni të kërkoni ndihmë tha specialistja e ISHP-së.