Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spiropali flet në OKB për ministren Diella: Hap strategjik për të forcuar transparencën në qeverisje

15:11 / September 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 09 26 150410
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë në Këshillin e Sigurimit mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

”Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të ndërtuar një kuadër global për përdorimin e sigurt, etik dhe të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale. Inteligjenca artificiale ofron mundësi të paprecedenta për të mbështetur zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe parandalimin e krizave”.

Në këtë drejtim, Spiropali bëri thirrje që shtetet duhet të kapërcejnë ndarjet digjitale, të forcojnë kapacitetet dhe të ndajnë praktikat më të mira, duke siguruar që inovacioni të udhëhiqet nga të drejtat e njeriut, e drejta ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ministrja Spiropali nuk la pa përmendur edhe rastin e Shqipërisë, si një vend që është tejet i përkushtuar për të zhvilluar politika dhe institucione me vizion për të shfrytëzuar në mënyrë të përgjegjshme potencialin e Inteligjencës Articiale.

“Vetëm javën e kaluar, kryeministri Edi Rama emëroi “Diellën”, një ministre të integruar me Inteligjencë Artificiale, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në botë që përfshin një sistem inteligjence artificiale në nivel qeverisjeje të kabinetit qeveritar. Ajo është një hap strategjik për të forcuar transparencën, për të përshpejtuar efikasitetin dhe për të integruar Inteligjencën Artificiale në politikat kombëtare, duke u udhëhequr nga parimet e etikës, inovacionit, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave të njeriut”, u shpreh ajo.

Për ministren ky është një hap konkret që reflekton bindjen se Inteligjenca Artificiale duhet të integrohet në qeverisje në një mënyrë që i shërben qytetarëve, përmirëson shërbimet publike dhe kontribuon në sigurinë dhe mirëqenien afatgjatë.

Spiropali nënvizoi edhe gatishmërinë e Shqipërisë për të punuar ngushtë me shtetet anëtare, Kombet e Bashkuara dhe aktorët relevantë për të siguruar që përpjekjet tona të përbashkëta të nxisin besim, gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri në përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

diella Elisa Spiropali okb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.