Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali fton opozitën të bashkojë votat për ligjin “Për amnistinë penale”: Për qengjat e opozitës që vlejnë më shumë se luanët e saj

20:05 / January 14, 20245 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1675367248 3290246795147899574664883384949537528656369n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur ditën e sotme se ligji “Për amnistinë penale”, që lejon lirimin e të dënuarve që vuajnë dënimin me burg, të cilëve ju kanë mbetur më pak se 3-4 vite dënim për të shlyer, nuk po miratohet për shkak të opozitës.

Kjo nismë kërkon votimin pro të 84 deputetëve, numër votash të cilin mazhoranca nuk mund ta plotësojë e vetme.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Spiropali shkruan se projektligji ende nuk është votuar edhe pse ka pasur seanca të “flakta” parlamentare, si dhe shprehet se “izolimi dhe ndëshkimi nuk është qëllim në vetvete i politikës penale.”

“Për hir të urrejtjes ndaj qeverisë, Edi Ramës dhe fobisë së tradhëtisë, askush nga opozita nuk pati kurajon deri më tani të bëjë një hap të vetëm të vogël, për të bërë një punë të madhe. Izolimi dhe ndëshkimi nuk është qëllim në vetvete i politikës penale. Hedhja e çelësave në det për një kategori qytetarësh që në një moment të caktuar kanë pasur problem me ligjin nuk është çelësi që e bën shoqërinë më të sigurt, më të shëndetshme, më të drejtë. Rehabilitimi dhe jo harresa, është synim i një shoqërie moderne për individin që ka gabuar. Që nuk flak, por riafron. Që nuk vret, por shëron. Që nuk ngre mure, por rihap dyer mundësish”, shton ajo.

Spiropali vuri në dukje se deputetët e opozitës janë të mirëpritur të votojnë pr/ligjin, duke e cilësuar votimin akt politik e emancipimi.

“Unë nuk di nëse do të jetë Gazi apo Luli, Albana apo Enkelejdi, Dashi apo “qengja e luanë” të tjerë nga opozita që do të guxojnë të hedhin votën e parë. Të gjithë janë të mirëpritur. Të gjithë janë të ftuar të bëjnë një akt politik e njerëzor, një akt emancipimi, që nuk shkon thjesht në mjekimin e një plage, por në kurimin e kësaj egërsie që po i ha shpirtin gjthë shoqërisë. Dhe që ndryshe nga sa mendojnë naivët, e bën atë më të mençur. Të votojmë dhe pastaj le të rithemi: le të vazhdojë lufta”, u shpreh ajo.

Postimi i plotë: 

Për qengjat e opozitës që vlejnë më shumë se luanët e saj.

Nënë Tereza, shqiptarja e madhe ka një thënie lapidare, e cila në këtë kohë të trazuar është edhe më domethënëse.

Nënë Tereza lutet për të bërë punë të vogla, por me dashuri të madhe. Thelbi i kësaj filozofie të përmbledhur në një aksiomë të vetme, duhet të shërbente si udhërrëfyes për përditshmërinë e një individi, një shoqërie, apo edhe të asaj që quhet politikë e madhe në rutinën e saj.

Ka më shumë se një muaj që qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin për aministinë penale. Bëhet fjalë për disa qindra qytetarë shqiptarë dhe më tej akoma, për disa mijëra familje që jetojnë jashtë me dramën e atyre brenda, të cilët do të fitonin para kohe lirinë.

Çfarë ka ndodhur? Projektligji ende nuk është votuar. Ka pasur disa seanca të “flakta” parlamentare, ku në secilën prej tyre, të paktën 84 deputetë do të duhej të ngrinin kartonin dhe të votonin pro. Burra që iu kanë mbetur edhe tre vjet heqje lirie e shumë gra me katër vite dënim ende të pashlyer, do të festonin në familjet e tyre Vitin e Ri.

Por, ndërsa politika ngrinte gotat për urim dhe dërgonte përshëndetje të llojit “sent to all”, ndërsa salla e Kuvendit mbante ende erën e tymit të flakadanëve të kotësisë, ndërsa karriget përdoreshin si barrikada për të ndarë “ne me ata”, ndërsa shpenzoheshin qindra orë televizive për fatin juridik të Sali Berishës, ndërsa një grup mbështetësish të tij qëndronin tek “rrugica e Salës” për të protestuar kundër regjimit imagjinar, ndërsa ata që i kanë parë hajrin sherrit në tre dekada ngrysnin natën për t’u gdhirë me sherrin e radhës të mëngjesit pasardhës,pra, ndërsa ndodhnin të gjitha këto, projektligji dënohej me harresë! Për hir të urrejtjes ndaj qeverisë, Edi Ramës dhe fobisë së tradhëtisë, askush nga opozita nuk pati kurajon deri më tani të bëjë një hap të vetëm të vogël, për të bërë një punë të madhe.

Izolimi dhe ndëshkimi nuk është qëllim në vetvete i politikës penale. Hedhja e çelësave në det për një kategori qytetarësh që në një moment të caktuar kanë pasur problem me ligjin nuk është çelësi që e bën shoqërinë më të sigurt, më të shëndetshme, më të drejtë.

Rehabilitimi dhe jo harresa, është synim i një shoqërie moderne për individin që ka gabuar.

Që nuk flak, por riafron.

Që nuk vret, por shëron.

Që nuk ngre mure, por rihap dyer mundësish.

Unë nuk di nëse do të jetë Gazi apo Luli, Albana apo Enkelejdi, Dashi apo “qengja e luanë” të tjerë nga opozita që do të guxojnë të hedhin votën e parë. Të gjithë janë të mirëpritur.

Të gjithë janë të ftuar të bëjnë një akt politik e njerëzor, një akt emancipimi, që nuk shkon thjesht në mjekimin e një plage, por në kurimin e kësaj egërsie që po i ha shpirtin gjthë shoqërisë. Dhe që ndryshe nga sa mendojnë naivët, e bën atë më të mençur.

Të votojmë dhe pastaj le të rithemi: le të vazhdojë lufta!

Në prag të fillimit të sesionit të ri parlamentar, le ta thonë edhe të gjithë ata që mendojnë se muskujt dhe jo mendja, vetëpërmjajtja dhe jo nguti, janë mjete politike.

Janë ecje e ngadaltë, por e sigurt përpara. Janë hapi i duhur për të bërë punë të vogla, që kanë nevojë për dashuri të madhe, mendje të kthjellët dhe frymë politike.

E mbasi të afrojnë konsensus për këtë akt, çdo luan politike në këtë skaj Ballkani, le të kujtojë dramën e atij ushtarit anonim japonez në një ishull të Paqësorit. Atij ushtarit dramatik që rrinte ende në llogore lufte sepse nuk besonte dot se paqja kishte ardhur!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=932316594927442&set=a.419935046165602

spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.