Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali në Danimarkë: Zgjerimi i BE-së dhe bashkimi i Europës, objektiv strategjik

11:48 / October 30, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 404 1024x683 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon sot më 30 tetor, një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës me synim avancimin e agjendës së integrimit europian të Shqipërisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Mëngjesin e sotëm, Spiropali është takuar me Ministren për Europën, Marie Bjerre, mbi objektivat për avancimin e mëtejshëm të agjendës së integrimit të Shqipërisë në BE.

Spiropali shkruan se Danimarka mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ministrja thekson se nën Presidencën daneze të BE, mbështetja e së cilës ka qenë faktor përcaktues në progresin e deritanishëm, presim të çelim brenda nëntorit grupkapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit.

Postimi i plotë i ministres së Jashtme, Elisa Spiropali:

Kënaqësi të rikthehem në Kopenhagen të Danimarkës, pak pas Samitit të Komunitetit Politik Europian, për të ndarë me Ministren e Çështjeve Europiane, Marie Bjerre, objektivat për avancimin e agjendës së integrimit të Shqipërisë në BE.

Nën Presidencën Daneze të BE mbështetja e së cilës ka qenë faktor përcaktues në progresin e deritanishëm,  presim të çelim brenda Nëntorit grupkapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit. Po brenda kësaj Presidence besojmë fuqimisht se do të nisim me mbylljen e grupkapitujve ku kemi plotësuar kriteret, duke filluar me grupkapitullin 6 – “Marrëdhëniet me Jashtë”, për të prekur një tjetër moment vendimtar në rrugëtimin tonë historik drejt Europës.

Me Ministren Bjerre iu bashkuam tryezës së Institutit Rasmussen Global për ndikimin e procesit të zgjerimit në të ardhmen e Europës, në prezencën e Dhomave të Tregtisë daneze, ku theksova se për Shqipërinë, rruga drejt anëtarësimit është histori e një transformimi të thellë politik, ekonomik e shoqëror.

Gjatë kësaj vizite, Ministrja Spiropali do të takohet gjithashtu me Ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.

Ministrja Spiropali do të zhvillojë gjithashtu një takim me Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit danez, të kryesuar nga kryetari Christian Friis Bach, si dhe do të mbajë një fjalë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”, e cila do të fokusohet në arkitekturën e reformave të ndërmarra nga Shqipëria për përafrim me acquis dhe në vlerën përbashkuese që këto reforma i shtojnë dinamikave të zgjerimit të BE-së.

Gjatë ditës, Spiropali do të takohet me ish Kryeministrin danez dhe ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Vizita në Kopenhagë vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Danimarkës, duke pasqyruar përkushtimin e përbashkët për forcimin e dialogut dhe mbështetjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë.

BE danimarke europe spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.