Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spiropali: Papa nuk predikoi vetëm me fjalë, por e jetoi Ungjillin

15:11 / April 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1730127671 46500838611127961635461506531164799530957304n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali thotë se ndarja nga jeta e Papa Françeskut është një pikëllim i madh për të gjithë, por sidomos për ata që kanë më shumë nevojë për praninë e fjalës së jetuar të Zotit. Takimin me Atin e Shenjtë në Vatikan, Spiropali e konsideroi si ato ngjarje tek e cila nuk e ndan dot përmasën shtetërore me atë shpirtërore.

Postimi i plotë

Takimi me Atin e Shenjtë në Vatikan ka qenë nga ato ngjarje tek e cila nuk e ndan dot përmasën shtetërore me atë shpirtërore. Sa herë në jetë pamja jonë mbulohet me dyshime nga ato më të thjeshtat deri tek ato më ekzistencialet, kërkojmë një përgjigje të saktë për dyshimet tona, për mëdyshjet e udhës sonë njerëzore, politike, profesionale. Dhe përgjigjen shpeshherë e duam përmbyllëse, të plotë, të qartë, të njëzëshme, që të mos kemi më nevojë për pyetje të tjera, që të mos humbasim më kohë! Në Ungjillin e Gjonit, Pjetri i drejtohet Krishtit: ’’Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme“.

Më ka lënë mbresë të jashtëzakonshme Papa Françesku me një përgjigje që na jep gjatë një predikimi të Tij në kremtimin e solemnitetit të ditës së “Gjithë Shenjëtorëve“ më 1 nëntor 2015, ku pohonte: “Fjala e Zotit të ringjallur na tregon udhën e vërtetë për të mbërritur tek lumnija e vërtetë, udha që na shpie drejt Qiellit. Është një ecje tejet e vështirë e plot sakrifica e që duhet kuptuar pasi është kundër rrymës. Por, Zoti na thotë se kush shkon drejt kësaj udhe do të arrijë lumturinë“.

E ndjej dhe e besoj fort se këto fjalë janë plot vlerë e të besueshme, pasi thuhen nga Papa Françesku që po këto fjalë, i ka jetuar gjatë gjithë jetës së Tij. Ndoshta bash këtu qëndron forca e jashtëzakonshme shpirtërore e këtij njeriu që po përcillet sot, sepse Ai nuk predikoi vetëm me fjalë, por e jetoi Ungjillin në një botë të shpërqëndruar shpirtërisht. I tha njerëzimit: Shih thelbin e jetës, jo dukjen. Ishte një Bari i jashtëzakonshëm sepse ishte i besueshëm.

Ikja e tij është një pikëllim i madh për ne të gjithë, por sidomos për ata që kanë më shumë nevojë për praninë e fjalës së jetuar të Zotit. Bota, ne, njerëzia sot, ka nevojë për dëshmi, e Ati i Shenjtë ishte një ndër dëshmitë unike të kohëve tona. Jepi, o Hyj, pushimin e pasosur! E ndrittë Drita e pambarueme!

Elisa Spiropali papa Vatikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.