Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali pret një përfaqësi të grave universitare europiane

12:26 / September 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, një përfaqësi të grave universitare europiane, të cilat ndodhen në Tiranë për promovimin e barazisë gjinore dhe organizimin e konferencës mbi sfidat gjinore në inteligjencën artificiale.

Kryetarja Spiropali nënvizoi se: “Shqipëria i ka sfiduar me kohë dhe fuqishëm këto paragjykime gjinore mbi zhvillimin e teknologjive të informacionit dhe inteligjencës artificiale, nëse mbajmë parasysh se një vajzë shqiptare, Mira Murati, është ndër shkencëtaret më të spikatura në nivel botëror në këtë fushë.

Por nuk është vetëm ky fakt. Shqipëria vitet e fundit është bërë kampione e pjesëmarrjes së grave në jetën poliitke, shoqërore, në shoqërinë civile, në ekonomi, tregje, por edhe në zhvillimin teknologjik.

Mjaft sipërmarrje rinore në fushën e teknologjisë, në vend e Diasporë, drejtohen nga gra e vajza. Prandaj ju ftoj të njiheni me realitetet tona, se si gratë dhe vajzat e Shqipërisë po sfidojnë vështirësitë e progresit teknologjik dhe po shndërrohen në lidere në këto procese.

Në këtë legjislaturë kemi 50 gra të zgjedhura deputete, të cilat përbëjnë rreth 36 përqind të numrit të deputetëve të Kuvendit. 5 nga 8 komisionet e përhershme të Kuvendit drejtohen prej kolegeve gra. 26 nga 64 ligjvënësit që hynë për herë të parë në Kuvend në këtë legjislaturë janë gra.

Gjysma e anëtarëve të Këshillit të Ministrave, 9 nga 18, janë gra. Suksesi nuk qëndron vetëm te shifrat, por edhe te cilësia e grave të zgjedhura në qeverisjen qëndrore e vendore.

Ato shërbejnë me potenciale dijesh, profesionesh, kompetencash, përvojash dhe veprimtarie e karriere politike, të cilat përbëjnë një referencë dhe pasuri për të gjithë shoqërinë.”

Kryetarja Spiropali i njohu pjesëmarrëset në takim me disa arritje dhe aspekte të tjera drejt barazisë gjinore dhe si po adresohen këto çështje në Kuvendin e Shqipërisë.

grate universitare spiropali Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.