Stadiumi “Air Albania” mirëpret sot finalen e UEFA Conference League mes Romës dhe Feyenoord”.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndau sot në rrjetet sociale pamje nga stadiumi “Air Albania”, që ka një kapacitet prej 21.690 vendesh.
“Një nga stadiumet më të bukur të Evropës, aty ku deri para pak vitesh kishte mbetur një kalbësirë urbane në zemër të kryeqytetit. Sot, stadiumi i finales së madhe evropiane, një krenari kombëtare dhe jo vetëm”, shkruan ajo.
Kjo është hera e parë që Shqipëria pret në historinë e vet një finale të kompeticioneve evropiane. Përveçse është finalja e parë e këtij kompeticioni, kjo do të jetë finalja e parë e një kupe të UEFA-s që do të luhet në Shqipëri.