Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Spiropali reagon ashpër ndaj Metës: Puthen bajrakët në manifestim, pastaj thikën pas shpine Shqipërisë

15:07 / March 5, 20206 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Sa më shumë forcohet SPAK, Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, aq më shumë rritet tensioni dhe aq më shumë puthen bajrakët në manifestim e pastaj i ngulin thikën pas shpine Shqipërisë”.

Kështu u shpreh të enjten, Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, gjatë diskutimeve për “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, të njohur ndryshe si masat “Anti KÇK”, i cili pritet të miratohet sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Ministrja Spiropali u ndal edhe te letra që Presidenti Ilir Meta i ka dërguar Komisionerit për Zgjerim për t’i këshilluar mosçeljen e negociatave me vendin tonë. “Këto janë të gatshëm t’i vënë zjarrin edhe Shqipërisë për dy metrat tokë që kanë nën këmbë”, – theksoi ndër të tjera Spiropali.

“Progresi i bërë në përmbushje të kushteve të vendosura nga Këshilli në qershor të vitit 2018, komisioni rekomandoi në vitin 2019 që Këshilli të hapte procesin e negociatave me Shqipërinë. Në total, Shqipëria ka rritur përpjekjet duke arritur rezultate të prekshme dhe dhe të qëndrueshme në fushën kyçe të identifikuara në konkluzionet e Këshillit të vitit 2018 për rrjedhojë bazat e rekomandimit të komisionit të vitit 20018 për hapjen e negociatave mbeten të vlefshme dhe më pas renditen një sërë arsyesh përse duhet të hapen negociatat e anëtarësimit me vendin tonë”, – tha Spiropali.

“Por çfarë bën Presidenti? -pyet ajo. – Presidenti i nis një çarçaf-letër Komisionerit për Zgjerimin. Në rast se ju do e lexonit këtë letër, uroj ta merrni së shpejti, do shikoni se në atë shkresë janë renditur arsye, sipas Presidentit Ilir Meta, se përse Shqipërisë nuk duhet t’i çelen negociatat. Presidenti nis argumentin nga mazhoranca, e cila është sipas tij një shkelëse e të gjitha të drejtave dhe një uzurpuese e pushtetit, teksa rendit dhe arsyet antikushtetuese të bërjes së ligjeve. Më thoni ju, cili president republike në botë e bën këtë kundër vendit të tij? A ka brirë tradhëtia? A ka shenja të jashtme tradhtia? Jo, mund të jesh edhe në skenë duke mbushur bajrakun e kuq dhe pastaj në gjunjë përpara simboleve kombëtare dhe sërish me vepra të jesh kryekëput kundër interesit kombëtarë. Jam e sigurt që Komisioneri për Zgjerimin do të ketë shqyer sytë dhe do ketë lënë mendtë mbi atë letër të nisur nga Presidenti i Republikës”, – tha Spiropali.

“Ka më arsye përse Ilir Meta duhet të ikë nga zyra e Presidentit të Republikës. Kjo nuk është një sjellje sporadike, por vijimisht për vite të tëra kanë bërë politikën më të keqe kundër shqiptarëve, duke vërtetuar thënien e Fishtës se, “shqiptarët janë si i do armiku”. Dhe si janë këta? Në 6 vite e gjysmë kanë folur, kanë shkruar letra, kanë bërë peticione, kanë bërë deklarata dhe të gjithë aksionin opozitarë e kanë bazuar te antikrimi. Ju jeni kriminel, ju keni futur kriminel në Kuvend, ju jeni një mazhorancë e kriminalizuar. PS është streha e kriminelëve dhe me këtë gjuhë i janë drejtuar të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve tanë”, – vijoi ministrja Spiropali.

“Përpjekja ka qenë vijimësisht. Mbani mend, shpallën në Kuvend 22 kriminelë. Nuk dhanë asnjë emër, por vijonin paturpësisht duke thënë se në Kuvend ka 22 kriminelë nga radhët e PS. Nuk lanë njëri pa i thënë ‘kriminel’, duke i shkaktuar ankth e stres të pamerituar familjarëve të tyre. Sot që kjo mazhorancë dhe qeveria ka ndërmarrë ofensivën më të egër kundër krimit, aseteve të krimit, kanë dalë në sheshe, në parlament fatkeqësisht e dëgjojë nga ju, në studio, nuk lanë studio… E thonë se po shkelen të drejtat e qytetarëve që kanë trafikuar, kanë shpërndarë drogë… etj. Pra këta që s’kanë as kujdesin, as ndjeshmërinë më minimale për njerëz krejtësisht të pafajshëm, duke i shpallur kriminelë e fajtorë, paskan ndjeshmëri të shtuar për njerëzi që kanë kryer dënimin apo janë në hetim për krimet e rënda. Dhe mjafton një mëndje e thjeshtë për të kuptuar se kjo është hipokrizi olimpike, e s’ka lidhje me politikën, është inkoherenca më e madhe”, – tha Spiropali.

“Në pikën ku jemi për sa i përket procesit të integrimit ky është një hap i shtuar, siç thotë dhe raporti i Komisionit, Shqipëria ka rritur përpjekjet, ka shtuar përpjekjet thotë raporti i KE për të realizua të gjitha detyrat dhe prioritetet kyçe, pra dhe prioritetin kyç për luftën kundër krimit dhe trafikimit të drogës. Dhe ata e thonë e zeza më të bardhë dhe këta nuk e japin, se as tellall nuk janë, por bëjnë tellallin me vendin e tyre. Presidenti nis letra Komisionerit të Zgjerimit duke i thënë se Shqipëria nuk meriton çeljen e negociatave dhe rendit arsyet. Pra është jo vetëm një politikë dritëshkurtër kombëtare, por është dhe një pabesi shumë e madhe që i bëhet Shqipërisë”, – tha ajo.

“Të gjithë e dinë, është e njohur që procesi i integrimit sjell me vete shumëçka, nuk është enë bosh pa përmbajtje, kërkon dënime, kërkon rezultate të drejtësisë së re, hetim të zyrtarëve të lartë, kërkon zbardhje të zullumeve që janë mbyllur me kapak të rëndë prej vitesh. Procesi i integrimit kërkon që pandëshkueshmëria të mos jetë normë, por të luftohet egërsisht dhe këtë po bën Reforma në Drejtësi dhe kjo i ka trembur e errur sytë dhe arsyen. Dhe janë të gatshëm që, për të asgjësuar kundërshtarin, të plagosin Shqipërinë. E kanë provuar se për 2 metra tokë nën këmbët e tyre t’i vënë edhe flakën Shqipërisë. Por s’ka më, nuk mund të vazhdojë kjo…”, – theksoi Spiropali.

“Kemi pesë vite që po luftojmë për Reformën në Drejtësi dhe kjo reformë ka pasur kundërshtarët më të egër të mundshëm. Së pari, vetë gjyqtarë e prokurorë, ku 60% po i largon Vetingu. Po ashtu ka pasur kundërshtarë edhe ata që i mbronin dhe garantonin politikisht, një opozitë të tërë që doli në rrugë dhe Kreun e Shtetit. Sa më shumë rritet SPAK, Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese, aq më shumë rritet tensioni. Puthen bajrakët në manifestim, pastaj thikën pas shpine Shqipërisë, të dalë ku të dalë. Kjo është historia”, – përfundoi fjalën e saj, ministrja Spiropali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.