Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali rrëfen vizitën në Kiev: Udhëtuam 12 orë me tren, ishim gjithë kohës në ruajtje

20:28 / June 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elisaspiropali2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka rrëfyer detajet, si dhe ka treguar përshtypjet e saj gjatë vizitës së realizuar pak ditë më parë në Kiev, ku së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, zhvilluan një takim me presidentin Zelenskyy.

 “Udhëtimi ishte i gjatë, nuk mund të shkosh me avion, as nuk mund të fluturosh në hapësirën ajrore të Ukrainës për arsye sigurie. Ne ndoqëm një rrugë që zgjedhin të gjithë ata zyrtarë që zgjedhin të vizitojnë Kievin. Ne fluturuam deri në juglindje të Polonisë dhe më pas rreth 1 orë e gjysmë një udhëtim me makinë në një zonë po në juglindje të Polonisë, ku morëm trenin për në Kiev për rreth 12-orë. Ishte impresionues, pasi ndjesia e luftës në pjesën e Polonisë ishte shumë e dukshme. Polonia ka bërë sakrifica të mëdha për s ai përket numrit të refugjatëve të pranuar nga Ukraina. Është një shtet që e ndjen luftën dhe i është gjendur Ukrainës, situata ishte e tensionuar dhe pse në dukje e qetë. Kur hymë në territorin e Ukrainës, aty është një ndjesi tjetër se ti po e kupton se po i afrohesh një zone vërtetë lufte. Në fakt nuk është se pamë shumë jashtë se ata nuk e lejonin hapjen e perdeve në tren, ishte një politikë e sigurisë. Ishte një tren i vjetër që e kanë vënë në dispozicion të zyrtarëve. Edhe presidenti francez, Macron, kancelari Scholz dhe kryeministri Draghi, një ditë më vonë udhëtuan me të njëjtin tren, është i njëjti protokoll. Kishim ruajtje gjatë gjithë kohës nga forcat e Ukrainës dhe nga forcat e gardës, dhe ato të Malit të Zi, se ishte dhe kryeministri i Malit të Zi. Nuk u ndjem të pasigurt. Të gjithë delegacionet që hyjnë në Ukrainë ndjejnë të njëjtin protokoll”, tha Spiropali.

kiev spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.