Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali takim me ambasadorin Bucci: Italia ka qenë dhe mbetet avokate e Shqipërisë për anëtarësimin në BE

14:43 / August 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
454382538 1053813449444422 7970850172824685605 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në një takim ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci. Ambasadori Bucci e uroi Spiropalin për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe e garantoi për vijimësinë e partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve mes dy vendeve si edhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit, Dhomës së Deputetëve dhe Senatit. ”Partneriteti Strategjik dhe bashkëpunimi i suksesshëm mes Shqipërisë dhe Italisë mbështetet në marrëdhëniet miqësore tradicionale mes dy popujve tanë. Italia ka qenë dhe vijon të jetë avokate e fuqishme e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për këtë meriton mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve”,-tha Spiropali.

Postimi nga kryeparlamenarja Spiropali

Takim i ngrohtë e miqësor me Ambasadorin e Italisë, z.Fabrizio Bucci. Ju falëminderit, z. Ambasador, për urimet me rastin e zgjedhjes sime Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Mirënjohje për nxitjen e partneritetit strategjik, marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit, Dhomës së Deputetëve dhe Senatit të Italisë.

Partneriteti Strategjik dhe bashkëpunimi i suksesshëm mbështetet në marrëdhëniet miqësore historike mes dy popujve tanë. Italia ka qenë dhe vijon të jetë avokate e fuqishme e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për këtë meriton mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve. Aktualisht të dy vendet janë në një moment të rëndësishëm, intensiv dhe të veçantë bashkëpunimi. Pas ratifikimit nga Kuvendi, po fillon zbatimi i marrëveshjes së sigurimeve shoqërore, prej nga përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë në dhe mbi 4 mijë italianë në .

Fillimi i zbatimit të Protokollit të Bashkëpunimit mes dy qeverive për emigrantët, është jo vetëm një gjest humanizmi, por një ndikim i Shqipërisë në sistemin global të emigracionit, në të cilin gjatë tre dekadave kemi pasur një pozitë vulnerabël dhe tashmë po shndërrohemi në një shtet kontribues. Mbështetja e Italisë për Kosovën, për pranimin e saj në Këshillin e Europës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, do të vijojë. Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë të bashkëpunojnë e kontribuojnë për mbrojtjen e paqes dhe të sigurisë në rajon, Europë e më gjerë.

454344402 1053813622777738 8922460783542742748 n
454392551 1053813499444417 300193169148142206 n
454382538 1053813449444422 7970850172824685605 n
454267795 1053813416111092 5268252148693341591 n

Elisa Spiropali Fabrizio Bucci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.