Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me Victoria Billing, drejtore për Europën në FCDO (Zyra e Shtetit për Punët e Jashtme dhe Zhvillimin e Komonuelthit) dhe Nicholas Abbott, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Spiropali thekson se “Partneriteti ynë është i fortë dhe gjithnjë në rritje”.
Më herët gjatë ditë së sotme Spiropali, zhvilloi një takim për konsultimin e draftit të Planit të ri Strategjik të Kuvendit 2025-2030 me ambasadorët e vendeve të BE-së, Përfaqësisë së OSBE në Shqipëri, kryetarët e komisioneve parlamentare, si dhe partnerë strategjikë.