Në moshë 71- vjeçare është ndarë nga jeta Sami Rexha, ish-basketbollist dhe trajner i skuadrës së Flamurtarit për meshkuj dhe femra. Një njeri që gjithë jetën ia kushtoi sportit, teksa për shumë vite shërbeu edhe si mësues i edukimit fizik në Vlorë.
“Per fat te keq ky virus i pameshirmesh i mori jeten dhe profesor Sami Rexha. Nje njeri me vlera shume te larta njerezore dhe shoqerore i cili edukoi breza e breza te rinjsh e te rejash dhe i dha basketbollit te Vlores vite te tera pune dhe dedikimi te jashtezakonshem. Kujtimi tij do te jetoj gjithmone me ne. Ngushellimet me te sinqerta familjareve !!”, shkruan në rrjetet sociale faqja e Flamurtarit.

