Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sporti, shëndeti, dhe argëtimi bashkohen në Sheshin “Nënë Tereza” për tre ditë rresht

09:40 / September 28, 20231 Min Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
WhatsApp Image 2023 09 28 at 09.37.32
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Për tre ditë me radhë, Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në hapësirën më të madhe dedikuar sportit. Në kuadër të “Tirana kryeqyteti Sportit” Bashkia Tiranë organizon më 28, 29 dhe 30 shtator “Javën Europiane të Sportit”, duke sjellë një sërë hapësirash dedikuar disiplinave të ndryshme sportive, nutricionizëm, teknologji, mjekësi sportive, sport për mendjen për të gjitha grupmoshat.

Të apasionuarit pas sportit do të mund të ndjekin sportistë dhe specialist të fushës të cilët do të flasin për sportin, ndërkohë që një vend të veçantë do të zërë dhe “Jetesa, ushqimi i shëndetshëm dhe sporti shkollor”.

Përgjatë tri ditëve, një sërë subjektesh, organizatash, klubesh sportive dhe individësh do të ofrojnë dhe demostrojnë shërbimet e tyre të lidhura me mirëqenien individuale dhe kujdesin që i duhet kushtuar fizikut. Qytetarët do të mund të shohin profesionistë që do të demostrojnë falas klasa si Yoga, Aerobi, Kërcim sportive dhe të tjera sporte me qëllimin për t’i afruar vizitorët me aktivitetin dhe për ta bërë eksperiencën më interaktive.

WhatsApp Image 2023 09 28 at 09.37.32
WhatsApp Image 2023 09 28 at 09.37.26
WhatsApp Image 2023 09 28 at 09.37.21
WhatsApp Image 2023 09 28 at 09.37.15

sport
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

21:17 / May 22, 2025

Prençi: Pse Berisha i la 220 mijë vota jashtë koalicionit opozitar?

20:00 / May 22, 2025

Kandidati i PD për deputet, Kopliku: Neni thotë qartë që ai që humb zgjedhjet jep dorëheqjen

19:40 / May 22, 2025

KQZ vulos rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit për qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Berat

18:44 / May 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.