Nuk e dimë nëse mund ta quajmë një reklamë të çuditshme apo jo dhe nëse ka lidhje me kuzhinën, por spoti i ri i “Hell’s Kitchen” të Renato Mekollit ka dalë tashmë dhe na ka lënë pa fjalë.
Ai premtoi surpriza të mëdha për këtë sezon, ku do të shfaqet i shoqëruar nga Ani Alku dhe Albana Dulellari. Në spotin që ka publikuar në Instagram Renato bën të ditur se emisioni starton më 11 tetor në orën 21.00 në Top Channel dhe do të na shoqërojë çdo të premte.
Renato shfaqet i ulur në tryezë, teksa i bën me shenja dikujt ulur përballë tij, që me gjasa nga pamjet në spot, është një femër.
Mirëpo, kur kamera zhvendoset për të dhënë një plan të plotë të skenës, shohim se në fakt Renato sheh veten përballë një pasqyre dhe është veshur nga mesi e poshtë si një femër, me fund të bardhë dhe taka.
Pra, të gjitha shenjat dhe mimikat e fytyrës së tij, ia ka drejtuar vetes, siç mund ta shihni në video.
