Disa nga personazhet e njohur të shoëbizit shqiptar, edhe pse në vendin tonë janë zyrtarisht 10 persona të infektuar me Covid-19, nuk e prishin terezinë. Madje, në vend të ndihmës, kanë kritika për ata që marrin masa ndaj koronavirusit.
Si në rastin e Jonida Maliqit, e cila ka takuar mikun e saj Eraldo Rexho pasditen e sotme. Ajo që i ka bërë përshtypje është fakti që gazetari mban maskë në fytyrë. “Unë e dija që ti nuk ishe mirë, por jo deri në këtë pikë. Sa e do veten mor burrë i dheut,”- dëgjohet të thotë Jonida teksa e filmon Eraldon.
Ndërsa ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe kërkon publikisht ndihmë pasi duhet të lajë çantat. “Mund të më ndihmojë njeri ku ka vend të specializuar për larje çantash,”- shkruan ish-banorja e BB-së në Instastory.
