Ndeshja e 17 nëntorit mes Shqipërisë dhe Francës do të inaugurojë stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium”.
Ky do të jetë emri që do të mbajë impianti më i madh dhe më modern sportiv i ndërtuar në vendin tonë. Kompania ajrore shqiptare është përzgjedhur si fituesja e tenderit për të blerë emrin e stadiumit kombëtarë për 5 vitet e ardhshme për një shifër prej 650.000 euro në vit.
Kjo ishte oferta më e madhe financiare që i është ofruar shoqatës “Qendra Sportive Kuqezi” e cila administron stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në garë ishin edhe kompani hidrokarburesh BolvOil, kompania telefonike Vodafon apo kompania e sigurimeve Sigal.
Gjithçka mes kompanisë Air Albania dhe shoqërisë aksionere “Qëndra Kuqezi ” do të firmoset ditën e hënë për t’i dhënë udhë zyrtare këtij bashkëpunimi. Një emër kompercial për një stadium ndodh për herë të parë në vendin tonë dhe ka qenë shpesh herë edhe temë debati dhe diskutimi.
