Ish deputeti Përparim Spahiu përmes një postimi në Facebook thotë se ndërtimi i fushës së futbollit në Bulqizë është ndërprerë për shkak të një firme të një zyrtari të Ministrisë së Arsimit. Ai thotë se u deshën 4 vite për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e kësaj fushe.
“Katër vite u deshën të mblidheshin fondet për ndërtimin e fushës së futbollit në Bulqizë. Kur mendon se çdo gjë ka mbaruar dhe pritet përfundimi i punimeve, të del dikush te Ministria e Arsimit dhe “përton” të firmosë një kërkesa nga Federata, pasi kjo e fundit përjashtohet nga detyrimet doganore me ligj. Prej datës 20 Prill materialet e stadiumit janë në dogana, ajo e Tiranes dhe e Bllatës në pritje të zhdoganimit”, shkruan Spahiu.
Ai vijon duke i kërkuar “atij punonjësit të ministrisë, mos jua vonojë më tepër të rinjve në Bulqizë të kenë një ambient sportiv aq të dëshiruar prej tyre”.
