Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova komenton propozimin e aleatëve të Partisë Demokratike, ku ai bën pjesë, për themelimin e një federate, me misionin për të bashkuar opozitën. I pyetur nëse do të jetë Sali Berisha “prijësi” i kësaj federate, Starova tha se është ende herët për të folur për vendime, por zbuloi se ish-kryeministri ka kontakte të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar.
“Berisha është ai që është, njeri me shumë përvojë e dije. Është histori e gjallë e gjithë opozitarizmit në Shqipëri. Ndoshta Berisha vetë ka idera të tjera pasi është njeriu që e njeh shumë mirë situatën, gjendjen politike dhe atë se çfarë duhet bërë.
Mos të harrojmë diçka, Berisha është vazhdimisht, përkundër asaj që duket dhe komentohet sidomos me të keqe nga krahu i majtë, është vazhdimisht në kontakt dhe lidhje me faktorin ndërkombëtar në Europë dhe në Amerikë, në çdo lëvizje që bën. Ne do të presim idetë interesante që mund të ketë. Non-grata është një gabim që është bërë dhe një shtet i madh, ashtu si një njeri i fortë nuk i pranon gabimet.
Berisha me të mirat dhe këqijat që ka është simbol i opozitarizmit. Ai ka rolin e tij, ka bërë gabime, pa diskutim i ka pranuar edhe vetë. Por në asnjë mënyrë nuk është i korruptuar dhe nuk është i korruptuar, njeri që është përpjekur të vrasë kundërshtarë etj…, që janë absurditet që s’duhet t’i besojë askush”.
