Sulejman Starova e vlerëson kombëtaren shqiptare ende në fazën e ndërtimit. Tekniku i njohur, në studion e “Pressing” e ka cilësuar ekipin si në treçerekun e rrugës drejt formatimit.
“Reja me të drjetë i ka dhënë dorën të rinjve që janë me prespektivë. Në fund mund të shohim që dalim në vend të parë dhe duhet se jemi më lart se këta kundërshtarë e mund të matemi me skuadra me nivel më të lartë.
Formacioni ka lëvizje për të provuar të rinj. Kanë zënë vend emra si Gjasula e Bare. Kallaku nuk quhet ende. U kthye pak te Memushaj, se jemi skuadër që eksperimenton. Jemi skuadër që po ndërtohet e nuk duhet ta kemi mendjen vetëm që të fitojmë ndeshjen. Po ndërtojmë, jemi te treçereku dhe ka konkurrencë të madhe nga lojtarët shumë të mirë që kemi”, tha Starova.