Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Starton Australian Open, kualifikohen Alcaraz e Zverev, Venus Williams, mosha bën të vetën, eliminohet menjëherë

15:40 / January 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
australian open melbourne 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Carlos Alcaraz e nis me këmbë të mbarë Australian Open. Tenisti spanjoll eliminoi në raundin e parë australianin Walton duke e mundur me rezultatin 3-0. Numrit 1 të botës i mjaftuan 2 orë e 5 minuta lojë për të mbyllur llogaritë e kësaj ndeshjeje ndaj tenistit numri 81 të botës.

Alcaraz vuajti vetëm në setin e dytë ndaj rivalit të tij australian që nuk diti ta vendosë në krizë në momentet kyce të sfidës që në fund spanjolli e fitoi me sete 6-3, 7-6 dhe 6-2 dhe si kundërshtar të radhës do të ketë Hanfmann.

U kualifikua për në raundin e dytë edhe Alexander Zverev. Tenisti gjerman numri 3 i botës eliminoi Diallo me rezultatin 3-1. Ndeshja nuk nisi mirë për Zverev që humbi setin e parë 6-7, por më pas gjermani përmbysi gjithçka teksa fitoi 3 setet e tjerë 6-1, 6-4 dhe 6-2 për të mbyllur krejt sfidën 3-1. U kualifikuan edhe Moutet dhe Cerundolo, ndërkohë që surpriza e ditës së parë të Australian Open, ishte eliminimi i Cobollit numri 20 i botës

Në kampin e femrave, sytë ishin te Aryna Sabalenka që u kualifikua pasi mundi francezen Rakotomanga Rajaonah me rezultatin 2-0 me sete 6-4; 6-1 me bjellorusen që në raundin e dytë do të përballet me Zhuoxuan Bai që eliminoi Pavlyuchenkova duke e mundur 2-1 (6-4, 2-6, 7-6). U kualifikua me lehtësi edhe Svitolina që eliminoi spanjollen Buksa, ndërkohë që u eliminua Alexandrova. Po kështu e mbylli shumë shpejt aventurën e saj Venus ëilliams me 45 vjeçaren që u mund në raundin e parë nga Danilovic. Megjithatë amerikania fitoi setin e parë 7-6 për t’u dorëzuar më pas në dy setet e tjerë që Danilovic i fitoi 6-3 dhe 6-4.

alcaraz australian open eleminim venus williams zverev
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.