Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Starton “Euro 2020”/ Ndeshja e parë Itali-Turqi

21:07 / June 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme ka startuar “Euro 2020” me një performancë të jashtëzakonshme në fushë të artistëve të zgjedhur për këtë sezon.

Sot po luhet ndeshja e parë Itali-Turqi në Olimpiko të Romës.

Është edicioni i 16 i këtij kompeticioni, që për herë të parë në histori u shty në kohë, për arsye të pandemisë së koronavirusit si dhe përshkallëzimit të situatës dhe ndalimit në masë të gjerë të të gjitha aktiviteteve të këtij sporti, prej rrezikut të infektimit me virusin Covid–19.

Për skuadrën e Të Kaltërve ka ardhur momenti i së vërtetës, ai për të mbledhur frytet e punës 3-vjeçare të bërë me trajnerin Roberto Mancinin. Skuadra italiane vjen pas një serie ta gjatë rezultatesh pozitive, plot 27 ndeshje pa humbje, por përballja e së premtes në Olimpiko përvallë 16 mijë tifozëve ndaj Turqisë do të jetë prova e vërtetë e kësaj epoke të re.

Italia në këtë eveniment do të duhet të tregojë se nuk ka frikë asnjë prej gjigantëve të futbollit evropian.

Ndërkohë, përballë tyre Turqia e Senol Gynesh është një skuadër që në fazën eliminatore ka arritur të ndalë Francën 2 herë duke i mbyllur ndeshjet e grupit me vetëm 1 pikë më pak se kampionët e botës. Është ky një tregues që vë në dukje se Turqia nuk do të jetë një kundërshtar aspak i lehtë për skuadrën e Roberit Mancinit në ndeshjen debutuese të këtij evropiani.

Senol Gunes ka krijuar një skemë të tillë që mund t’i shkaktojë dëme skuadrës 4 herë kampione të botës padyshim. Turqia është një skuadër që ka qenë në 5 nga 7 evropianët e fundit dhe për herë të parë ajo e pa veten në fazën finale të një kompeticioni të tillë në 1996.

Turqia do të kërkojë të bëjë të mundur që të startojë Evropianin duke i shkaktuar një surprizë të hidhur Italisë që për më tepër luan në shtëpinë e saj të tempullin e futbollit italian, Olimpico.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthen një depo a*mësh në Siri/ 14 të vd*kur dhe 11 të pl*gosur

19:21 / September 9, 2026

Analisti: “PD me Sali Berishën është e mbaruar, dhe nuk vjen kurrë në pushtet”

17:23 / September 9, 2026

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Në bojkot administratat në Gjykatën e Tiranës, Fierit, Vlorës e Lushnjës! Nesër mbledhje e jashtëzakonshme e gjyqtarëve

16:58 / September 9, 2026

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

16:40 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.