Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Statuti i partisë, PD mbledh sot Komisionin e Përhershëm Statutor

10:14 / July 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD selia1 rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Përhershëm në PD pritet të mblidhet mesditën e sotme për të shqyrtuar propozimet e depozituara për ndryshimet në statutin e partisë.

“Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtarë të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë”, njoftoi pak ditë më parë sekretari i përgjithshëm i PD-së anëtarët e komisionit. Propozimet janë depozituar nga kreu i PD Lulzim Basha si edhe ish kandidati për postin e kryetarit të partisë Fatbardh Kadilli.

Në propozimet e tij Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përfshin në kryesinë e partisë Kryetarin e Keshillit Kombëtar të demokrateve. Në 11 propozimet e kryetarit Basha për ndyshimin e statutit të PD-së parashikohet një kryesi më e zgjeruar, ku përvec kryetarit të Keshillit Kombetar, do të zenë vend edhe drejtues te disa strukturave të tjera, të cilët më parë nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi të PD -së. Një tjetër propopzim i Lulzim Bashës është qe numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të caktohet nga kryetari. Kryedemokrati propozon gjithashtu organizimin e Këshillit Kombëtar sipas departamenteve. Ndër të tjera Basha kërkon që kandidatët për kryetarë bashkish të propozohen nga kryetari i partisë, të caktohen nga kryesia dhe lista e plotë të miratohet nga këshilli kombëtar.

Sakaq Fatbardh Kadilli kërkon që manifesti i tij politik të bëhet pjesë e statutit të Partisë Demokratike. Sipas Kadillit, drejtuesit e cdo niveli të partisë duhet të votohen nga anëtarësia. Për Kadillin strukturat aktuale të PD-së janë të ngurta, ndaj është domosdoshmëri që ato të bëhen fleksibel, në mënyrë që partia të ketë mundësi të zgjerohet edhe më shumë. Një pikë ku anëtari i kryesisë së PD, ngul këmbë për ndryshim, lidhet me ndarjen e drejtimit politik të partisë, nga administrimi i saj.

Pas komisionit të përhershëm. demokratet pritet të mbledhin këtë të enjte kryesinë, ku do të shqyrtohet edhe draft statuti i ri i partisë demokratike, si edhe do të njihet me analizën e zgjedhjeve që është bërë në 12 qarqe dhe listën me kandidatët për Këshillin Kombëtar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026

“Thirrje për molotovë, gurë dhe sulme ndaj uniformave blu”/ Policia e Shtetit: Do të identifikohen personat e maskuar që ushtrojnë dhunë

13:41 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.