Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sterilizimi, Berisha: Koncesionet në shëndetësi, vjedhje që shkon deri në 1 miliard euro

12:49 / August 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, Sali Berisha deklaroi se koncesionet në shëndetësi janë në të gjitha aspektet vjedhja e dytë më e madhe e shekullit.

“Fatura e tyre minimale, e përcaktuar si faturë dysheme në kontrata, për 10 vite, shkon në 450 milionë euro. Por, sipas zbatimit dhe vjedhjeve që bëhen gjatë zbatimit të këtyre praktikave, kjo faturë ka të gjitha potencialet të shkojë në 900 milionë deri në 1 miliard euro mbi shpatullat e shqiptarëve. Sot, natyrisht çështje dite është sterilizimi dhe koncesioni i sterilizimit që ishte parashikuar t’u kushtonte në 10 vite me kursin e atëhershëm 100 milionë, me të sotmin 80 milionë, në 5 vitet e para për shkak të vjedhjeve ka kushtuar 76 milionë euro”, u shpreh Berisha. Nga ana tjetër, ish-kryeministri tha se autorët kryesorë të kësaj vjedhjeje janë Edi Rama dhe Ilir Beqaj.

“Autorë kryesorë absolut dhe mbështetësi kryesor i vjedhjes së dytë të shekullit, përkatësisht Ilir Beqaj dhe Edi Rama, janë të paprekshëm dhe mbi ligjin. Duke vlerësuar çdo akt të zbatimit të ligjit, duke e konsideruar legjitime të gjitha urdhër-arrestet e lëshuara nga gjykata me kërkesë të prokurorisë për aferën, unë uroj që qytetarët shqiptarë të mos pengojnë degëzat që të shohin trungjet. Se kjo do të ishte një katastrofë. E vërteta është se trungjet e kësaj afere të madhe janë Ilir Beqaj dhe Edi Rama”, shtoi Sali Berisha.

Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama

13:09 / July 30, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.