Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar një video nga stërvitja e grupit-batalioni i Këmbësorisë së Lehtë, i cili testoi kapacitetet dislokuese, dhe zhvilloi gjithashtu qitje me armë personale dhe kolektive në stërvitjen 72-orëshe “Biza-22″.
Ai e konsideroi një provë shumë të mirë të trupave të b2k, ndërsa vuri theksin se në muajin shtator pritet të certifikohen nga NATO si “strukturë e gatshme për t’u dislokuar kudo dhe kurdo.