Kombëtarja ka vijuar përgatitjet në Barcelonë për dy ndeshjet e kualifikuesve të Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë. Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.
Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më pas zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde. Nesër, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Andorrës, ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare në orën 18:00.
Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencë për shtyp, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Fshf TV.
