Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Stoltenberg: Rusia po përpiqet të ndërhyjë te vendet e Ballkanit

11:24 / February 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jens stoltenberg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë në Bruksel për Euronews, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se Rusia ka bërë përpjekje për të ndërhyrë dhe ndikuar në vendet e Ballkanit që duan t’i bashkohen aleancës ushtarake të mbrojtjes.

“Rusia përpiqet të ndërhyjë, Rusia përpiqet të ndërhyjë në proceset politike në shtetet sovrane. Mendoj se një gjë e tillë është gabim. NATO i respekton, ne i respektojmë vendimet e shteteve të pavarura sovrane, pavarësisht nëse duan të hyjnë në NATO ose nëse nuk duan të hyjnë në NATO. Në Shkup kemi parë se shumica në parlament, shumica e partive politike e duan anëtarësimin në NATO. Ne e mirëpresim këtë. Por në Serbi, për shembull, e kanë thënë qartë se nuk duan të hyjnë në NATO dhe ne e respektojmë këtë. Andaj, Rusia duhet t’i respektojë vendimet e marra nga kombet sovrane, edhe nëse duan të anëtarësohen në NATO, edhe nëse nuk duan”, tha shefi i NATO-s.

Stoltenberg foli edhe për largimin e Uashingtonit dhe të Moskës nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme. Pakti, i cili, sipas SHBA-së, është shkelur nga Rusia, i ka ndaluar dy vendet të përdorin raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme.

“Nuk duam një garë të re armësh dhe do të përpiqemi ta bindim Rusinë që të kthehet në përputhje me traktatin”, tha Stoltenberg.

“Është një periudhë gjashtëmujore derisa procesi i tërheqjes të finalizohet. Gjatë kësaj periudhe, Rusia mund të kthehet. Përgjigjet tona do të maten, ato do të jenë mbrojtëse. Ne do t’i shqyrtojmë jo vetëm pasojat ushtarake, por edhe atë se si mund të marrim iniciativa të reja mbi kontrollin e armëve. Duhet të sigurojmë që NATO – në një botë pa Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme dhe me më shumë raketa ruse – është në gjendje të ofrojë mbrojtje efektive”, tha Stoltenberg.

Traktati është nënshkruar në vitin 1987 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Ronald Reagan, dhe udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Traktati, i cili ka eliminuar një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyç për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës.

nato Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.