Portieri shqiptar Thomas Strakosha flitet se mund të qëndrojë me Lazion. Skuadra nga Roma është në kërkim të një portieri i cili do garantonte sigurinë e portës dhe gardiani i kombëtares shqiptare mund të rinovojë nëse tekniku Sarri i jep disa garanci.
Strakosha kërkon nga klubi një kontratë trevjeçare nga e cila të përfitojë 2 milionë euro në sezon dhe 2,5 milion euro bonuse nënshkrimi.
Situata për Strakoshën ka disa kohë që nuk është shumë e mirë tek Lazio. Reina i ka zënë disa herë vendin e titullarit dhe para disa muajsh Strakosha kërkonte largimin nga klubi.
