Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Strategjia: Deri në vitin 2030 rreth 20% e rrugëve në Shqipëri me pagesë

09:31 / April 21, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1547
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030 rreth 20% e rrjetit rrugor të përfshihet në skema tarifimi elektronik, si pjesë e masave në strategjinë sektoriale të transportit dhe planit të veprimit deri në vitin 2030.

Dokumenti vendos në fokus ndër të tjera zgjerimin e Sistemeve Inteligjente të Transportit (SIT) në të gjithë rrjetin TEN-T, duke përfshirë menaxhimin në kohë reale të trafikut, monitorimin e aseteve dhe ofrimin e informacionit për udhëtarët. Një komponent i rëndësishëm i kësaj është edhe zhvillimi i biletimit digjital në transportin ndërqytetës dhe sistemeve të qëndrueshme të tarifimit elektronik (e-tolling).

Në këtë kuadër, strategjia parashikon përgatitjen e kuadrit ligjor dhe teknik për tarifimin digjital të rrugëve, në përputhje me standardet europiane si Direktiva Eurovignette dhe Shërbimi Europian Elektronik i Tarifimit Rrugor (EETS). Pilotimi i e-tolling do të nisë në segmentet me trafik më të lartë të rrjetit TEN-T, pas ngritjes së infrastrukturës përkatëse.

Qeveria parashikon që të krijohet një fond i veçantë që vjen nga pagesat dhe karikimet elektrike që do të shkojë për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Krijimi i një fondi të dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve, i financuar përmes tarifave të përdoruesve (pagesë rruge, tarifat e karikimit të mjeteve elektrike) në përputhje të plotë me parimet e direktivës Eurovignette dhe Rregulloren (BE) 2023/1804 mbi instalimin e infrastrukturës së lëndëve djegëse alternative”, thuhet në strategji.

Aktualisht, disa segmente rrugore janë me pagesë, përfshirë Rrugën e Kombit, aksin Thumanë–Kashar dhe tunelin e Llogarasë, për të cilin pritet aplikimi i tarifës brenda sezonit veror.

Përveç tarifimit rrugor, strategjia parashikon edhe zbatimin e biletimit digjital në transportin ndërqytetas të udhëtarëve, duke synuar një integrim më të plotë të shërbimeve dhe rritjen e transparencës në arkëtime.

PPP dhe koncesionet mbeten në fokus

Në të njëjtën kohë, qeveria duket se do të vijojë t’i qëndrojë besnike qasjes së saj pro partneriteteve publike-private (PPP) dhe koncesioneve në sektorin e infrastrukturës edhe në vitet në vazhdim.

Strategjia i konsideron këto instrumente si mjete plotësuese për mobilizimin e investimeve private dhe përshpejtimin e zbatimit të projekteve, veçanërisht në ndërtimin e rrugëve dhe zhvillimin e infrastrukturës kryesore. Sipas dokumentit, modeli synon të përmirësojë qëndrueshmërinë fiskale dhe të reduktojë vonesat, duke garantuar njëkohësisht përdorim më efikas të fondeve publike.

Një theks i veçantë vihet edhe te transporti ndërqytetas, ku parashikohet nxitja e PPP-ve për operimin, mirëmbajtjen dhe modernizimin e terminaleve.

Zhvillimet vijnë në kohën kur kanë “lindur” kompani të reja të lidhura me sektorin. Një prej tyre është Enti Kombëtar i Operimit Rrugor (EKORR) ngarkuar me menaxhimin e rrugëve me pagesë, përfshirë operimin e portave automatike dhe administrimin e sistemeve të tarifimit elektronik.

Ndërkohë, më pas u krijua shoqëria “Mob AI” që fokusohet në operimin e transportit publik rrugor, përfshirë biletimin elektronik, menaxhimin e flotës dhe zhvillimin e sistemeve digjitale për monitorimin e shërbimeve. /Monitor.al

20% 2030 pagesë rrugëve strategjia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.