Pasi Stresi mori përsipër të gjitha fajet për problemet në martesën e tij me Keisin, duket se ribashkimi i shumëpritur i çiftit ka ndodhur!
Reperi dhe partnerja e tij i kanë lënë pas të gjitha problemet e të shkuarës dhe i janë rikthyer normalitetit.
Këtë e ka treguar vetë Stresi në një postim në InstaStory-n e tij.
Reperi ka publikuar bisedën me Keisin, e cila ka zgjatur plot 1 orë.
Me siguri çifti ka pasur gjëra të rëndësishme për të biseduar gjerë e gjatë dhe duket se janë çmallur me njëri-tjetrin.