Marrëdhënia e Stresit dhe e Kejsit duke u prekur nga distanca ka pasur ulje dhe ngritje, por përsëri fansat janë kuriozë për dyshen simpatike. Këtë herë është Stresi ai që është pyetur nga ndjekësit në instagram dhe ka vendosur t’i përgjigjej disa prej pyetjeve të tyre në Instastory.
Njëra nga pyetjet të cilën reperi e cilësoi si qesharake ishte nëse do e zëvendësonte Kejsin.
“Pyetje qesharake! Kurrë s’do ulja dikë që më ka mbajtur në gji. I jam mirënjohës përjetë. Por jeta kështu e ka!,”- u përgjigj ai.

Stresi është pyetur se çfarë nuk do të kishte bërë kurrë në jetë , nëse do të kthehej pas në kohë dhe përgjigjja e këngëtarit ishte ‘muzik’.
“Muzikë, sepse gjërat më të rëndësishme në jetë i humba nga muzika. Dola nga vetja, por e mblodha veten. Shyqyr Zotit jam me këmbë në tokë. Por nuk bëhem pishman, kështu ishte e shkruajtur”.
