Pas daljes nga burgu Stresi ka nisur jetën e tij si një “gangster”. Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon reperin që shfaqet duke i ikur policisë që i është vënë në ndjekje.
Në këtë video duket se ai “tallet” me efektivët, një video që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Shpresojmë që Stresi të jetë më i kujdesshëm dhe të mos krijojë probleme sërish me drejtësinë.
Kujtojmë se pasi ka lënë qelinë në media flitet shpesh për ndarjen e tij nga partnerja Kejsi, e cila tashmë është në Kanada. Por asnjë prej të dyve nuk e ka pranuar publikisht.