Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka dalë sot në sheshin e protestës së organizuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Veshur me bluzë të zezë, syze e kapele të zezë, Stresi shihet në shesh, krah për krah me miqtë e tij.
Si gjithmonë, reperi ka zbritur në shesh, për të mbështetur Opozitën.
Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.
