Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Stresi, nxitësi i sëmundjeve. Ja çfarë i bën organizmit dhe shëndetit!

15:06 / November 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Stresi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stresi është një barrë e rëndë për trurin dhe organizmin.

Ai shkakton presion të madh në të gjithë organizmin.

Nëse bëhet i vazhdueshëm mund të shkaktojë probleme madhore siç është sëmundja e zemrës, tensioni i lartë i gjakut e të tjerë.

Stresi njihet si vrasësi i fshehtë sepse njerëzit nuk e marirn stresin seriozisht.

Stresi arrin të ndryshojë përbërjen neurokimike të trupit.

Ekspertët thonë se stresi është shkak i të paktën 30% të problemeve me lindshmërinë në botë.

Stresi shkakton rënie flokësh, gjë që mund të vazhdojë për deri në 3 muaj.

Stresi ndikon fort edhe tek gjaku, duke ngushtuar enët e gjakut dhe trashur atë.

Ky në fakt është një reagim i vullnetshëm i trupit që stresin e percepton si një aksident apo lëndim fizik.

Organizmi i njeriut është formuar i tillë që të durojë stresin, ta largojë atë dhe të rikthehet në gjendje normale.

Por nëse njeriu nuk arrin të shkëputet nga një situatë stresuese, emocione stresuese apo pasojat e stresit atëherë do të vuajë pasoja të rënda.

Stresi i Vazhdueshëm Dhe Ndikimi Në Organizëm

Kapërcimi i situatave stresuese është një hap i domosdoshëm për mirëqenien tuaj mendore dhe fizike.

Na ndodh të gjithëve që pasi kemi kaluar një ditë stresuese në punë, kthehemi në shtëpi dhe në mbrëmje bëjmë monolog me veten.

Në vetmi rikujtojmë emocionet, lëndimin dhe debatet e nxehta me të tjerët.

Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i bëjmë organizmit.

Një studim të cilit i referohet AgroËeb.org thotë se nëse njeriu vazhdon të ketë ndjenja negative edhe pas një situate të kaluar stresi gjatë ditës do të përballet me sëmundje kronike të paktën 10 vjet më vonë.

Studimi në fjalë analizoi shëndetin e të paktën 1100 të rriturve që kishin kaluar situate stresuese në punë, shtëpi apo shkollë.

10 vjet më vonë, pjesëmarrësit në studim u pyetën për shëndetin.

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që nuk hiqnin dorë nga situatat stresuese dhe pasojat e tyre ishin prekur më shumë nga sëmundje të ndryshme.

Këtu përfshihet: tumoret, sëmundjet e zemrës, ato autoimunitare, dhimbjet e kyçeve e të tjerë.

Njerëzit që kishin qenë në gjendje të kapërcenin situatat stresuese gëzonin shëndet më të mirë.

Gjetjet e studimit konfirmuan se nëse njeriu nuk arrin të shkëputet nga stresi do të vuajë vazhdimisht nga problemet shëndetësore.

Gjetja e mënyrave për t’u përballur me stresin dhe mbi të gjitha për të mbyllur situatat stresuese është thelbësore për një jetë të shëndetshme.

Flisni me miqtë dhe dilni në ajër të pastër, pasi ju bën mirë.

Lexoni këtu më shumë si ta mposhtni stresin

organizmit shëndetit Stresi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.