Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Strukturë e re arsimore! Nga 1 tetori hyn në fuqi sistemi i ri, zyrat vendore do të kenë më pak fuqi

20:36 / August 22, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
shkollat
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qeveria ka miratuar strukturën e re të menaxhimit të sistemit arsimor parauniversitar, që nis zbatimin nga 1 tetori i 2024-ës.

Ndryshe nga plani i mëparshëm vihet re fuqizimi i institucioneve qendrore dhe rajonale, duke ulur kështu peshën e zyrave vendore arsimore.

Me skemën e reformuar, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar si hallka kryesore për institucionet arsimore shton numrin e të punësuarve, nga 20 shkon në 33 punonjës. Ndërkohë që drejtoritë rajonale do të kenë 55 persona më shumë në punë, nga 60 punonjës do të ristrukturohet me 115 punonjës.

Katër drejtorive rajonale ekzistuese të Durrësit, Fierit, Korcës dhe Lezhës, me urdhër të firmosur nga kryeministri Edi Rama, i shtohet edhe drejtoria e qarkut më të madh të Tiranës.

Kjo lëvizje ishte e shumëkërkuar nga specialistët, pasi Tirana kryeson për numrin më të lartë të shkollave në të gjithë Shqipërinë, por që në skemën e vjetër ishte në varësinë e drejtorisë rajonale të Durrësit, që e bënte të pamundur funksionimin siç duhet. Në skemën e re Agjencia Kombëtare me 13 punonjës më shumë, shton edhe pozicionin e zv drejtorit si dhe sektorin e shërbimeve mbështetëse, që do të sjell edhe emërime të reja. Nga studimi i strukturës planifikohet një ndryshim i numrit të punonjësve të kurrikulës dhe inspektimit. Nëse më parë kishte në nivel qendror e rajonal 45 punonjës nga 80, ose 60%, nga 1 tetori do të kemi 66 punonjës nga 148,ose 45% që do të thotë me rritjen e personelit ulet përqindja e dedikuar në këtë fushë.

Ky ndryshim në numra pritet të shoqërohet me riformatim të zyrave vendore arsimore… por mbetet për tu parë nëse do të ndikojë kjo strukturë e fuqizuar në nivel qendror në rritjen e numrit të inspektimeve dhe cilësisë në arsim.

arsim sistem strukture
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Macron në forumin ekonomik: Investoni në Shqipëri! Është pikë kyçe në Mesdhe

13:00 / May 17, 2025

Forumi ndërkombëtar ekonomik në Tiranë / Rama: Nder të jem me mikun tim Macron

12:00 / May 17, 2025

Macron: Franca krah jush drejt integrimit në BE. Perspektiva e 2027 është një realitet

11:00 / May 17, 2025

Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë

10:40 / May 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.