Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Studentët e Mjekësisë: Bojkot deri sa të pezullohet ligji!

22:33 / October 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
proteste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që prej nisjes së viti të ri akademik, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin duke kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, ose përndryshe do të paguajnë rreth 249 mijë lekë tarifën vjetore.

Në emisionin ‘Frontline’, studentët e mjekësisë thonë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ato do të vijojnë bojkotin e vitit akademik, ndërsa kërkojnë një zgjidhje nga qeveria.

‘Protestojmë sepse është cënimi i së drejtës që është pajisja me diplomë në përfundimin të studimeve dhe kjo e drejtë na është mohuar ose është bërë e pamundur me anë të kostos së barazuar me tarifën. Vazhdimi varet nga situatat dhe rikthimi i kësaj të drejte. Gjithçka varet nga anulimi i ligjit që na merr peng diplomat. Të pezullohet ligji, dhe është kusht i padiskutueshëm. Pas anulimit të ligjit, jo vetëm ne por edhe mjekë të ulemi në tryezë e të gjejmë zgjidhjen.’- u shpreh Zino Veleshnja.

I të njëjtit mendim është edhe studenti Gani Krashi, i cili u shpreh se qëllimi i tyre përfundimtar është që të pajisen me diplomë.

‘Ne po protestojmë për diçka të thjeshtë, kërkojmë të trajtohemi njësoj si të gjithë studentët. Jemi të detyruar të paguajmë një shifër të madhe. Qëllimi është që në fund të pajisemi me diplomën. Pagesa është stratosferike. Bojkoti do të vazhdojë derisa të gjejmë zgjidhje nga qeveria.’- tha Gani Krashi.

Sulejman Çelaj, mjek kardiolog nga SHBA, tha se studentët duhet të protetsojnë, por jashtë orarit të mësimit e se duhet të protestojnë për kushte në mësimdhënie.

‘Bëni protesta jashtë orarit të mësimit. Vetëm ata që humbin nga këta protesta jeni ju. Bëni protesta që profesorët tu vijnë në ligjërata. Kërkoni nga ministria që të lidheni me fakultete të tjera evropiane e të vini këtu, ose më ndryshe. Ato protesta të bëni.’- tha Çelaj.

Nga ana tjetër Gazment Koduzi, ekspert i shëndetësisë në PD, thotë se qeveria nuk duhet të fajësojë studentët, por duhet të gjejë një strategji të burimeve njerëzore që të mbajë mjekët në vend. Koduzi tha se mjekët largohen për shumë arsye e shtoi se në vendin tonë trajtojnë me respekt ato me zinxhirë të trashë në qafë, e mjekët i trajtojnë si shërbëtor. Me këtë ritëm largimi, tha Koduzi, shumë shpejt shqiptarët do të vizitohen nga veterinerët.

‘Mjekët e rinj kërkojnë zhvillim profesional. Kërkojnë kushte pune të favorshme të ardhura punë të favorshme. Mjekët mbi 35 vjeç kërkojnë status social. Në Shqipëri më shumë respektohet ai që ka qafën e trashë dhe zinxhirë të trashë e makinë të madhe sesa mjeku, atij i thuhet se është bosi e mjeku shërbëtori. Në vend që të delegojë qeveria këto arsye ja hedh shkakun e dështimit të politikave të saj ja hedh studentëve. Shqipëria ka nevojë të tmerrshme për specialistë. Nuk ka strategji të burimeve njerëzore, sa duhen futur. Qeveria nuk është kujtuar pasi po bën efekt të kundërt në këtë rast. Duhet të ketë 1000 studentë në vit, që të rikuperojë në të kundërt nuk do të kemi mjek që të vizitojnë shqiptarët, por do të vizitohet nga veterinerët.’- tha Koduzi.

Bojkot Mjeksia studentet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.