Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Studentët e mjekësisë paralajmërojnë protestë ditën e vizitës së Bill Klinton në Tiranë

17:03 / July 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar protesta të martën, 4 korrik, ditë e cila përkon me vizitën e ish-presidentit të SHBA, Bill Klinton.

Ata kanë zhvilluar dy protesta deri më tani për të kundërshtuar kontratën detyruese që pas përfundimit të studimeve të ofrojnë shërbim shëndetësor në spitalet e vendit atje ku nevojat janë më të mëdha. Por kjo është konsideruar diskriminuese nga ana e studentëve.

Kërkesat e studentëve

Dalje publike të një prej Ministrive apo e Rektoratit ku të deklarojë publikisht që ky draft nuk do të vazhdojë të hartohet dhe ndërprerjen imediate të propozimit, pasi bie ndesh me Të Drejtat dhe Liritë e personit për të zgjedhur lirisht pa asnjë detyrim profesionin, vendin e punës dhe kualifikimet e tij.

Të përmirësohen kushtet e sallave të seminareve dhe leksioneve dhe ndërtimin e sallave të reja me kapacitet mbajtës për të gjithë studentët e një paraleli.

Të vihen ne dispozicion ambiente të posaçme (Qendra e Simulimit) për kryerjen e praktikave (psh: intubim, vendosje e vigonave, praktikimi i ndihmës së parë etj)

Ndërtimi i bibliotekave të aksesueshme në çdo orar të ditës nga studentët.

Rivlerësimi i të gjithë literaturës nga një komision i posaçëm dhe ngritja sa më parë e grupeve të punës për krijimin e literaturave të reja sipas standardeve evropiane.

Standardizimi i kryerjes së praktikave nëpër pavijone dhe vendosja e mjekëve specializante si mentorë për studentët për kryerjen sa më mirë të cikleve klinike.

Ringritjen sa më parë të strukturave të Qeverisë Studentore.

Bill Klinton SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026

Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ Një i vdekur dhe tetë të lënduar, mes tyre një fëmijë 

19:30 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.