Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Studentët organizatorë të protestës në RMV: Sot dëshmuam se nuk kërkojmë leje për të qenë shqiptarë

22:28 / May 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
studente
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut folën për protestën historike për gjuhën shqipe që u mbajt sot në Shkup.

Mevlan Ademi një nga studentët organizatorë kryesorë të protestës studentore tha se sot shqiptarët e vërtetuan se flamurin Kuq e Zi nuk e kanë dekor dhe tha se institucionet e kanë kuptuar tashmë se pa shqiptarët nuk ecet përpara.

“Të gjithë duam të ndryshojë situate këtu, duam të rrimë rehat në tokat tona, nuk duam që edhe ne të kalojmë të njëjtat peripeci që kaluan prindërit tanë. Sot nuk e kisha parë turmën se sa ishte, kur u ngjita në podium nuk mbaronin flamujt kuq e zi dhe besoj që institucionet e kuptuan që nuk shkohet përpara pa shqiptarët”, u shpreh studenti organizator, Mevlan Ademi.

Demiri, një nga studentët e tjerë që udhëhoqën protestën e sotme tha se sot ‘dëshmuam se nuk kërkojmë lejë për të qenë shqiptarë.

“Sot dëshmuam se nuk kërkojmë leje për të qenë shqiptarë, treguam se duam drejtësi dhe barazi. Ne flamurin Kuq e zi e dëshmuam se nuk e kemi vetëm për dekor, por është simboli unë, simbol që për të janë humbur jetë. Ka patur provokime nga pala maqedonase. Kërkesa jonë është gjitha shqipe. Ata vetë po kërkojnë konflikt, duket që sna dalin dot përballë për të na thënë që nuk iua japim atë të drejtë.

Ata tentojnë të na bëjnë fajtorë. Disa na thonë kërkojeni gjuhën në Tiranë. Nuk mund të na e thojë këtë dikush që nuk e di nga ka ardhur. Ne ishim këtu, ata erdhën. Çdo nisëm studentore ka nisur nga problemet e vogla. Shqetësimi ynë nuk është vetëm provimi i jurisprudencës, sot ishte për gjuhën shqipe. Ky nuk është vetëm problem i studentëve, është edhe i prindërve e gjyshërve tanë”, u shpreh Demiri, një nga studentët udhëheqës të protestës.

gjuha shqipe organizatore Protesta RMV studente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026

Drejtori për Rendin në Policinë e Shtetit: 120 efektivë të lënduar në vend

15:09 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.