Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studentët protestë nesër para Kryeministrisë, vendimi për mësim ‘online’ i çoi në këmbë. Ultimatum Ramës: Na plotëso kërkesat

20:44 / November 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
studentet protesta2 1 780x405 730x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja për Universitetin ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbajnë një protestë para Kryeministrisë, rreth orës 11:00. Kjo për shkak të vendimit të marrë për lidhur me zhvillimin online për këtë vit të ri akademik. “Lëvizja” kërkon përgjysmimin e tarifës vjetore të studimit, duke marrë parasysh mungesën në auditore, një paketë për qeratë, pas mbylljes së konvikteve për shkak të pandemisë së koronavirusit. 

“Prandaj ne kemi ardhur këtu, përpara kryeministrisë, për të kërkuar: Përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, dhe një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Në të kundërt, në kushtet e keqshkollimit dhe papunësisë, mungesës së strehimit dhe parave, do të vijmë me mijëra studentë të tjerë, bashkë me valixhe, rroba, këpucë, libra dhe tenxhere në kryeministri,”-shkruhet në njoftim. 

REAGIMI I PLOTË:

Që prej karantinës së muajit mars studentët kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë. Po qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online si pasojë e mungesës së mjeteve teknike dhe aksesit në internet. Mijëra të tjerë mbetën të papunë. Shumë mbetën të pastrehë në pamundësi për të punuar dhe paguar qiratë.

Nëntë muaj më vonë, e njëjta situatë rrezikon të përsëritet. Mësimi online vazhdon të jetë i pamundur për shumicën e studentëve, qiratë janë rritur, kostot e jetesës po ashtu, karta studentore nuk funksionon, abone nuk ka, shërbime sociale e shkollore jo e jo. Ndërkohë qeveria në vend që të lehtësojë barrën e studentëve, i mban të larta tarifat e studimit dhe jep urdhër që konviktet të boshatisen nga studentët.

Prandaj ne kemi ardhur këtu, përpara kryeministrisë, për të kërkuar: Përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, dhe një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Në të kundërt, në kushtet e keqshkollimit dhe papunësisë, mungesës së strehimit dhe parave, do të vijmë me mijëra studentë të tjerë, bashkë me valixhe, rroba, këpucë, libra dhe tenxhere në kryeministri.

Nëse kryeministria vazhdon të mbetet shtëpi e oligarkëve në kohë krize, ne do ta kthejmë në vatër të studentëve, punëtorëve, pensionistëve dhe qytetarëve të prekur nga pandemia. Kupa është mbushur dhe nuk mban më. #PërUniversitetin #PërShoqërinë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon shifrat e hyrje-daljeve nga Aeroporti i Rinasit: Rreth 1.7 milionë pasagjerë gjatë muajit gusht, data 17 ishte rekord

16:40 / August 28, 2026

Vendimi për Thaçin më 16 shtator, Vuçiç: Do të dënohet për krime të vogla, për pjesën tjetër do të shfajësohet

15:56 / August 28, 2026

Tragjike në Shkodër/ Po mblidhte dru, goditet aksidentalisht për vdekje nga një pemë 56 vjeçari

13:43 / August 28, 2026

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika, minimumi që presin dhe meritojnë qytetarët

12:16 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.