Matthew Palmer është përfaqësuesi special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili sëfundmi ka mbajtur një takim me studentë dhe activistë të shoqërisë civile.
Mediat kosovare kanë raportuar se gjatë këtij takimi ka pasur një moment që përfaqësuesi i lartë amerikan është befasuar nga pyetja që i drejtoi Ëndronida Shala, studente e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.
“A keni unitet ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, sepse siç e pamë DASH ju caktoi ju për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa presidenti Trump e caktoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gjermani në lidhje me këtë çështje?-ka qenë kjo pyetja e Shalës për Palmer.
Palmer i ka thënë se meriton 10 si studente e gazetarisë për pyetjen e mrekullueshme. Kjo video është publikuar edhe nga vetë Shala në llogarinë e saj të Instagramit.
