Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Studentja-Ramës: Kam mbaruar për infermieri, e vërtetë që diplomat nuk do na jepen për 3 vite?

13:06 / November 4, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ediramaa1234
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Tropojë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë, dhe ndër të tjera u pyet në lidhje me një deklaratë që ka bërë disa ditë më parë se mjekëve dhe infermierëve nuk do u jepet diploma për 3 vite. Rama tha se me shumë gjasë do të ndodhë kështu. Ai u shpreh se qeveria po e mendon këtë çështje, por shtoi se kjo nuk është diçka e shpikur këtu dhe se shumë vende të tjera e bëjnë.

Pyetja: Edhe unë kam mbaruar për infermieri. Tani jam në praktikë për licencë. Kam një pyetje, ato diplomat është e vërtetë që për 3 vite nuk do na jepen?

Edi Rama: Ne po e shohim këtë punë dhe nuk është çështja që s’do ju jepen, çështja është që kjo është diçka që nuk e kemi shpikur ne, e bëjnë dhe vende të tjera. Konsiderohet që diploma e mjekut dhe infermierit nuk është si çdo diplomë tjetër. Dhe momentin që ti i dedikohesh këtij profesioni, në fakt i dedikohesh jetës së tjetrit dhe merr përsipër jetën e tjetrit. Që do të thotë se përveç anës teorike ka dhe një anë praktike ku duhet të tregosh që je njeriu i duhur për t’ia besuar jetën e tjerëve. Me shumë gjasë kjo kështu do të ndodhë. Dhe ndërkohë mos harroni që këtë e kemi lidhur edhe me nivelet e bursave. Pra ne kemi pasur një problem të madh me bursat e ekselentëve, jo të ekselentëve që i quajmë ne ekselentë. I kemi quajtur ekselentë për lehtësi komunikimi se nga 9 te 10 në fakt nuk janë ekselentë, janë nxënës shumë të mirë, por nuk janë ekselentë.

Ekselentë janë ata që janë me të gjitha 10. Qeveria, që më parë, ka marrë një vendim me qëllim të mirë me siguri që dhe ne e kemi vazhduar që nxënësit shqiptarë që shkojnë në universitetet top në botë dhe ka një listë me një numër universitetesh, nuk e di sa janë, por janë shumë pak, universitetet më të mira të botës, marrin bursë nga shteti shqiptar. Mirëpo vendimi ka pasur qëllimin që shteti shqiptar paguan që ti të studiosh në Georgetown, por duhet të vish mbrapsht dhe të punosh në Shqipëri për një periudhë kohe.

Kjo është logjika dhe kjo është marrëveshja që kanë nënshkruar këta nxënës. Asnjë nuk ka ardhur. Ia kanë marrë lekët shtetit, por nuk janë kthyer. Nuk kanë bërë asnjë përpjekje që as të thonë, ndjesë nuk kthehem dot sepse ato universitete janë aq nivel i lartë saqë aty presin në radhë kompanitë, sipërmarrjet, institucionet, për t’i marrë në punë. Kjo kuptohet, që të kanë ofruar një rrogë të madhe, nuk kthehesh.

Por të paktën njeriu thotë, unë nuk kthehem dot, por jam në dispozicion që në një mënyrë apo tjetër ta ndihmoj vendin tim. Ajo që kemi marrë vendim është ta përmbysim këtë gjë. Kështu që ne nuk do të paguajmë më studime jashtë, ne do të paguajmë këtu, me këtë fond dhe mund të shkojë nga 200 deri në 400 studentë të nivelit më të lartë të cilëve do t’u japim në mënyrë të përmuajshme një pagë minimale. Këta do firmosin marrëveshje nëse e duan pagën, nëse jo do vazhdojnë me lekët e veta. Jemi duke e studiuar, por besoj që është shumë e vlefshme si eksperiencë, eksperienca e vendit në të gjitha rastet, sidomos për këto lloj profesionesh.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.