Sipas një studimi në SHBA, 26.7 përqind e njerëzve që nuk hanë mëngjes janë mbipeshë.
Konsumi jo i rregullt i mëngjesit nxit të gjithë treguesit e mbipeshës, ndërsa njerëzit që ushqehen në mëngjes i kanë këto tregues në nivele më të ulëta.
Gjatë studimit, ekspertët mbikqyrën sjelljen e 347 njerëzve të ndryshëm gjatë harkut kohor të 2005-2017. Pjesëmarrësit në studim ishin të grupmoshës 18-87 vjeç, ku secili prej tyre plotësoi të dhënat e peshës trupore dhe përmasat.
Studimi zbuloi gjithashtu se dimensioni i belit të njerëzve që nuk hanin mëngjes arrinte në 97.5 cm, ose 9.8 centimetra më shumë se njerëzit që hanin mëngjes të paktën 5 herë në javë.