Macet tona na kuptojnë shumë mirë kur i urdhërojmë, thjesht ata nuk duan t’i ndjekin urdhërat tona, kështu të pakten konfirmon studimi i fundit në Tokio.
Studimi u realizua nga dy studiues të Universitetit të Tokios, Atsuko Saito dhe Kazutaka Shinozuka dhe është botuar në revistën “Kognition Animal”.
Për këtë studim analizuan 20 mace shtëpiakë nga 14 shtëpi që u testuan në vendet e tyre të njohura. Studiuesit shënuan reagimet e maceve duke matur një numër përgjigjesh, duke përfshirë lëvizjet e kokës, lëvizjet e bishtit dhe veshit, syve dhe vokalizimin ose nëse lëviznin putrat e tyre.
Kur të huajt i thërrisnin emrat e maceve, ata nuk kishin asnjë reagim ndaj zërave të tyre. Kur macet dëgjuan emrat e tyre duke u thirrur nga pronarët e tyre, ata lëvizën kokën dhe veshët për të gjetur se nga vinte tingulli.
Studiuesit thonë se kjo dëshmon se macet mund të dallojnë zërat e pronarëve të tyre, thjesht përgjigjet e tyre nuk janë komunikuese. Me fjalë të tjera, macja ju dëgjon shumë mirë, thjesht nuk i intereson ajo që dëshironi prej saj.
Arsyeja që macet janë kaq të paqëndrueshme mund të gjurmohen përsëri në zbutjen e tyre të hershme 10,000 vjet më parë. Qentë janë edukuar dhe kanë evoluar “për të ndjekur urdhërat e pronarit të tyre, por macet nuk kanë qenë”, tha bashkëautori i studimit, Saito, për Discovery News.
Macet nuk janë të zotë për të “bashkëpunuar” me njerëzit ashtu si qeni dhe për rrjedhojë e ndjejnë veten të barabartë me njeriun.
Kjo gjë i bën macet të jetojnë për tu adhuruar dhe kanë zhvilluar një aftësi të mprehtë për të “manipuluar” ëmbël njerëzit.
Një mace do ju jape dashurinë befasisht dhe pasi ta keni fituar me mund atë.