Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studime në Spanjë?! Kriteret që duhet të plotësoni

11:13 / August 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
filologjiku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentët e Universitetit të Tiranës tashmë kanë mundësinë që të aplikojnë për bursa brenda datës 20 qershor të këtij viti në Universitetin Valladolid, në Spanjë. Në faqen zyrtare të UT-së bëhet me dije se këto bursa studimi janë të vlefshme për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

“Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020, në Universitetin Valladolid, Spanjë. Bursat e studimit mbulojnë kompensimin prej 850 euro në muaj për studentët si dhe kostot e udhëtimit, (1 biletë vajtje-ardhje me destinacion universitet dërgues – universitet pritës).

“Studentët që përfitojnë nga mobiliteti nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës”, -theksohet në njoftimin e Universitetit të Tiranës. Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë për degë studimi si: Edukim, Trajnim për Mësuesit, Gjuhësi, Literaturë dhe Linguistikël Administrim-Biznes, Inxhinieri, Inxhinieri Kimike, Agrikulturë, Shëndetësi.

Aplikimi

Të gjithë studentët që dëshirojnë që semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 ta kryejnë në Universitetin Valladolid, në Spanjë, duhet të paraqesin dokumentacionin brenda afateve të përcaktuara. Kështu, kandidatët duhet të dorëzojnë një CV në gjuhën angleze, një kopje të pasaportës, vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze). Gjithashtu, aplikanti duhet të dorëzojë edhe një listë notash të nivelit master të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze si dhe një letër motivimi e një certifikatë të gjuhës së huaj (IELTS minimumi 6.0 dhe 5.5 pikë për çdo element).

Spanje studime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.