Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Studimi: 125 milionë njerëz do të vdisnin nëse Pakistani do të godiste qytetet indiane

23:09 / October 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 5
Albuquerque, New Mexico, USA.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një luftë bërthamore mes Indisë dhe Pakistanit do të çonte në vdekjen e menjëhershme të 125 milionë personave.

Të dhënat vijnë nga një studim i ri, të realizuar pas tensioneve në rritje mes dy shteteve. Shkencëtarët bënë kështu parashikimin e tyre se çfarë do të ndodhte nëse këto vende do t’i ktheheshin njëri-tjetrit.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun ekspertët simuluan një luftë dhe zbuluan se rreth 50 deri në 125 milionë njerëz do të vdisnin nëse Pakistani do të godiste qytetet indiane me 150 kiloton armë bërthamore në 2025-n.

Një numër i ngjashëm viktimash do të rezultonte gjithashtu nëse India do të godiste me 100 kiloton armë bërthamore Pakistanin.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se një sulm i mundshëm bërthamor do të sillte pasoja të rënda globale në prodhimin e ushqimit dhe uri masive, ashtu sikurse dëmtime të rënda në ekosistem.

Temperaturat globale do të binin në vlera të pa para më parë që nga mesi i Periudhës së Akullnajave, pasi tymi kolosal që do të çlirohej nga djegia e qyteteve do të bllokonte diellin.

Për ekspertin nga Universiteti i Kolorados, profesorin Oëen Toon, që udhëhoqi këtë punë kërkimore, India dhe Pakistani përbëjnë në veçanti shqetësim për shkak të historisë së gjatë të përplasjeve ushtarake, përfshirë ato të kohëve të fundit, për shkak të mungesës së progresit sa i përket zgjidhjes së çështjeve territoriale, densitetin e popullsisë në zonat urbane dhe zhvillimit me hapa të shpejtë të arsenaleve të tyre bërthamore.

Dy rivalët rajonalë janë përfshirë në 4 lufta qëkur u shkëputën nga udhëheqja britanike, më shumë se 70 vjet më parë.

Puna kërkimore u motivua nga shqetësimet se një konflikt i mundshëm do të degjeneronte në luftë bërthamore.

Ky studim vjen pas përplasjeve të vazhdueshme më herët gjatë këtij viti në rajonin e Kashmirit, një territor i pretenduar nga India, Pakistani dhe Kina, që i ka marrë jetën më shumë se 300 personave.

Përveç dëmit në këtë rajon, shkencëtarët janë gjithashtu të shqetësuar sesi pasojat e një përplasjeje bërthamore mund të përhapeshin në të gjithë globin.

125 milion godiste india e pakistani iraniane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.