Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

STUDIMI: 88% e mostrave të hashashit të kontaminuara me feçe

13:35 / April 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Haschich 19 thumb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 90 për qind e mostrave të kanabisit (hashashit) të blera në rrugë, në zonën e Madridit përmbajnë gjurmë të feçes njerëzore, si dhe disa ndotës të tjerë që e bëjnë substancën të papërshtatshme për konsum njerëzor.

Kjo u demonstrua nga një ekip kërkimor spanjoll,l i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Alfonso X el Sabio në Madrid, i cili bashkëpunoi me kolegë nga Departamenti i Anatomisë dhe Embryologjisë së Universitetit Complutense.

Këto rezultate janë gjithashtu interesante për vendet e tjera, duke pasur parasysh se droga e shitur në kryeqytetin e Spanjës vjen kryesisht nga jashtë.

Mostrat

Shkencëtarët, të koordinuar nga Profesor Manuel Pérez Moreno, një profesor në Departamentin e Farmakologjisë të Universitetit të Madridit, kanë blerë 90 mostra hashashi, gjatë një periudhe 12-mujore ndërmjet Madridit dhe zonave fqinje.

Gjashtëdhjetë mostra iu nënshtruan analizës së aromës dhe ndotjes,  përfshi origjinën sintetike dhe mikrobiologjike; tridhjetë të tjerat u testuan për praninë e Escherichia coli, një bakter që normalisht jeton në zorrët tona, por që herë pas here mund të shndërrohet në një patogjen të rrezikshëm, veçanërisht për shkak se ai tregon shenja të rezistencës antibiotike.

Rezultatet

Në disa raste kontaminimi i gjurmëve të fekaleve të  zbuluara ishte qindra herë më i madh se kufijtë e lejuar nga ligji për frutat në Evropë dhe për kanabisin në Shtetet e Bashkuara.

Jo çuditërisht, 40 për qind e mostrave të kontaminuara me Escherichia coli, kishin erë të jashtëqitjes njerëzore.(tch)

Hashash
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.