Në disa raste tërmetet më shkatërrimtarë nuk janë ato që i sjell natyra, por ato që i shkakton njeriu.
I tillë është dhe rasti i tërmetit 5.5 ballë në Koren e Jugut në vitin 2017, që plagosi 137 vet dhe detyroi 1700 të tjerë të ndërronin vendbanimin e tyre, duke shkaktuar mbi 60 milionë dollarë dëme.
Studimet e kryera pas rënies së tërmetit treguan që ai ishte shkaktuar nga aktiviteti shpues i një firme industriale.
Me shumë shpime dhe fraksionime që ndodhin në mbarë botën, tërmetet e shkaktuara nga njeriu janë bërë një shqetësim gjithnjë e më i zakonshëm.
Përafërsisht 100,000 puse uji po shpohen çdo vit dhe përdorimi i energjisë gjeotermale, që nganjëherë përfshin injektimin e lëngjeve në shkëmb të nxehtë për të krijuar avull, mund të rritet gjashtëfish deri në vitin 2050.
Duke hequr gjithashtu sasi të mëdha të karburanteve fosile zhbalancohen forcat në lëvizje poshtë membranës së tokës duke shkaktuar tërmete.
Nëntoka nuk është e ndërtuar nga materiale të qendrueshme siç presupozohet, por përkundrazi, ajo është e ndërtuar nga blloqe materialesh të ndryshme që nëse humbasin ekuilibrin, shkaktojnë luhatje të tokës sipër dhe tërmete të rrezikshme.
Shpimet për termocentrale, kërkime nafte apo kërkim uji, dëmtojnë materialin delikat nëntokësor duke krijuar krisje të mëdha.
Këto krisje mbushen shpejt nga balta, apo elementë të tjerë fluid, çka bën që presioni nëntokë të rritet. Me rritjen e presionit shtohet dhe predispozita për lëkundje sizmike, tërmetet. (BBC, scan)