Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studimi/ Ekspertët britanik: Trajtimi me plazmë te pacientët me COVID rrit rrezikun e mutacionene

11:04 / February 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Covid 640x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

BRITANI– Mjekët britanikë të cilët kaluan 102 ditë duke trajtuar një të mbijetuar nga kanceri për Covid-19 dokumentuan se si virusi pësoi mutacion pasi burri u trajtua me plazmë rikuperuese, raporton NDTV.

Studimi i rastit sugjeron që përdorimi i plazmës së gjakut të dhuruar nga të mbijetuarit e Covid-19 mund të ketë ushtruar presion të mjaftueshëm ndaj virusit për ta detyruar atë të evoluojë. Rezultati kishte më pak ndjeshmëri ndaj antitrupave të sistemit imunitar që normalisht luftojnë infeksionin, sipas raportit të botuar të Premten në revistën Nature.

Ndërsa plazma rikuperuese nuk dukej se dëmtonte pacientin, ajo nuk ofroi asnjë përfitim të qartë, tha Ravindra Gupta, një profesor i mikrobiologjisë klinike në Institutin e Imunologjisë Terapeutike dhe Sëmundjeve Infektive të Kembrixhit.  Raporti gjithashtu sugjeron që mutacione të shumta mund të shfaqen në mesin e pacientëve të cilët kanë komprometuar sistemin imunitar dhe infeksionet kronike.

“Ndërkohë që virusi ka shancë të qëndrojë tek një person për një kohë të gjatë dhe replikohet për javë dhe muaj, atëherë mëson se si ta luftojë sistemin imunitar”- tha Gupta, duke shtuar se e gjitha ka të bëjë me presionin që i ushtrohet virusit.

Ai tha se trajtimi me plazma duhet të përdoret me kujdes tek njerëzit me sëmundje kronike të imunitetit. Raporti tregon gjithashtu se shumë mutacione mund të dalin tek pacientët që kanë sisteme të cënuara të imunitetit dhe infeksione kronike.

Pacienti nuk zhvilloi variantin e saktë që tani është bërë forma mbizotëruese e virusit që qarkullon në Mbretërinë e Bashkuar, tha raporti, por ai kishte disa elemente të përbashkëta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.