Skencëtarët në “Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve” në Atlanta, Gjeorgji, së fundmi kanë pyetur 600 burra, nga mosha 18-50 vjeç në lidhje me perceptimin e gjinisë mashkullore, imazhin apo mbi marrjen e drogërave dhe kryerjen e sulmeve. Ato arritën në përfundimin se personat që ndiheshin më pak mashkullorë, kishin tendencën të kryenin veprime të dhunshme ose kriminale. Disa vjet më parë, një ekip studuesish në “Universitetin e Oksfordit”, gjithashtu pretendoi se “Sindromi i Njeriut të Shkurtër” është një gjë e vërtetë. Ndërsa shoqëria moderne bëhet më sipërfaqësore dhe përqendrohet në standardet e trupit për të dy gjinitë, gjatësia po bëhet një temë tabu për shumë burra. Reduktimi i gjatësisë së një personi mund të rrisë ndjenjat e cënueshmërisë dhe gjithashtu të rrisë nivelin e paranojës, gjithashtu i njohur si “Kompleksi Napoleon”.
Postime te ngjashme
Add A Comment