Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Studimi i ri britanik: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit!

22:49 / February 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1606894072 vaksinapfizer 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas marrjes së një doze, veçanërisht tek personat që kishin rezultuar më parë pozitivë.

Një studim i kryer nga Spitali Universitar i Kembrixhit në Britani dhe i botuar të premten sugjeron që një dozë e vetme e vaksinës së Pfizer/BioNTech-ut mund të zvogëlojë me katër herë numrin e infeksioneve asimptomatike me COVID-19. Sipas studiuesve, kjo tregon se vaksina mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e transmetimit të virusit nga njerëzit që janë asimptomatikë si dhe mbrojtjen e të tjerëve nga sëmundja.

Eksperti kryesor në studim, specialisti i sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar të Kembrixh, Dr. Mike Weekes, e cilësoi këtë “një lajm të mrekullueshëm”. Ai shtoi se “vaksina e Pfizer-it jo vetëm që siguron mbrojtje kundër sëmundjes që shkakton COVID-19, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e infeksionit, duke ulur potencialin që virusi të transmetohet tek të tjerët”.

Studimi nuk është shqyrtuar nga ekspertë të tjerë të fushës, por studiuesit thonë se ata e publikuan studimin përpara rishikimit, për shkak të nevojës urgjente për të ndarë informacione në lidhje me pandeminë.

Dy studime të tjera, të botuara të enjten në revistën mjekësore britanike The Lancet, tregojnë se një dozë e vetme e vaksinës Pfizer/BioNTech është e mjaftueshme për të mbrojtur nga infektimi sërish njerëzit që kanë kaluar COVID-19.

Studimet u kryen nga University College i Londrës, Agjencia e Shëndetit publik dhe Kolegji Mbretëror i Londrës.

Ndërkohë lidhur me vaksinën e Pfizer/BioNTech-ut, Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha të enjten në mbrëmje se vaksina mund të mbahet në temperatura standarde ngrirjeje deri në dy javë, në vend të temperaturave ultra të ftohta të kërkuara fillimisht për vaksinën.

Prodhuesit e vaksinës kishin aplikuar për miratim javën e kaluar, pasi studimet e tyre dolën në përfundimin se vaksina ishte ende e sigurt dhe efektive kur ruhej në temperatura normale ngrirjeje. Vendimi do ta bëjë vaksinën shumë më të lehtë për t’u shpërndarë dhe më pak të kushtueshme për t’u ruajtur.

britanik studimi vaksines
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

11:29 / September 21, 2026

Trump dhe Macron takohen sot në New York/ Çfarë do të diskutojnë?

11:17 / September 21, 2026

Albin Kurti takohet në SHBA me kardinalin Ernest Troshani, i dhuron libër për Kosovën/ Kryeministri pritet me tort

09:37 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.