Një grup shkencëtarësh të pavarur, të cilët kanë hapur një faqja online për të monitoruar pandeminë e Covid-19 në Brazil në kohë reale, thonë se shifrat në vend janë shumë herë më të larta se sa janë raportuar.
Ata pretendojnë se numri i të infektuarve me koronavirus në Brazil është rreth 3 milionë pra 11 herë më i madhe sesa vlerësimet zyrtare shkruan Tg.com24.
“Qeveria braziliane ka humbur kontrollin e pandemisë. Numri i të infektuarve po rritet në mënyrë të frikshme- tha Domingos Alves, një profesor në fakultetin e mjekësisë në Universitetn e Riberao Preto.
Ndërkohë që qeveria e brazialiane ka bërë të ditur se deri tani janë 17,900 viktima, ndërsa sa i përket të infektuarve rreth 270 mijë raste.
Bilanci tragjik vjen mes paralajmërimeve se sistemi shëndetësor në shumë qytete të mëdha në Amerikën Latine rrezikojnë kolapsin. Më shumë se 85 përqind e shtretërve në terapitë intensive te Rio de Janeiro dhe Sao Paolo janë zënë.